Flaka Ymeri, sociologu në emisionin e dytë të “Rubin Hud” ka folur edhe për ndikimin e rrjeteve sociale jo vetëm tek adoleshentët, por edhe te familjet.
Në këtë emision që realizohet mes kolegëve gazetarë nga Kosova, Bosnje e Hercegovina, Mali i Zi dhe Serbia, e që do të transmetohet në TV21 me fillim prej orës 12.05, Flaka Ymeri tha se shpesh herë publiket që bëhen në rrjete sociale, në të ardhmen, kur personat të kenë krijuar familje, bëhen burim i problemeve.
“Ne nuk kemi kompetenca që të bëjmë censurë apo të mbyllim këto rrjete sociale, mirëpo do të kemi pasoja me shëndetin mendor që do të vihen re pas disa viteve. Kur këta persona mund të rriten, videot mbesin dhe mund të keqpërdoren pas shumë viteve sikur kemi edhe raste të shumta ku shpesh herë janë keqpërdorur pas disa viteve, që dikujt i ka kushtuar edhe me prishje të familjes”, vlerëson Ymeri.
Burimi: tv21