Social-Demokratët janë në prag të fitores në zgjedhjet parlamentare rumune

December 2, 2024
1 minut lexim

Partia Social-Demokrate e Rumanisë, aktualisht në pushtet, është në prag të shënimit të fitores në zgjedhjet parlamentare, për të nisur më parë bisedimet për të formuar një koalicion pro-perëndimor.

Votimet e 1 dhjetorit janë mbajtur një javë pas zgjedhjeve të kontestuara presidenciale në këtë shtet, në të cilat një kandidat pro-rus, i të djathtës ekstreme, ka arritur të kalojë në rundin e dytë zgjedhor.

Gjykata Kushtetuese e këtij vendi ka urdhëruar rinumërimin e votave të rundit të parë të zgjedhjeve presidenciale.

Banorët e Rumanisë – vend anëtar i Bashkimit Evropian dhe NATO-s – janë në pritje të rezultateve përfundimtare, pasi ato preliminare tregojnë se Partia Social- Demokrate (PSD) ka më shumë vota sesa partia ultranacionaliste e ekstremit të djathtë, Aleanca për Unitet të Rumunëve (AUR).

Pas numërimit të 99.3 për qind të votave, PSD ka siguruar 22.7 për qind të votave, ndërsa AUR ka siguruar 18.2 për qind.

Partia që fiton më së shumti vota do të ketë të drejtën e nominimit të kandidatit për kryeministër.

Nëse asnjëra parti – siç edhe pritet – nuk do të fitojë shumicën parlamentare, atëherë do të nisin negociatat jo fort të lehta për formim të Qeverisë dhe gjithçka do të varet edhe nga rezultati i rundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen javën tjetër.

Dalja në zgjedhje ka qenë 52.36 për qind, që do të thotë se 9.43 për qind e votuesve kanë shfrytëzuar të drejtën e votës – shifra më e lartë në 12 vjetët e fundit.

Në këtë proces zgjedhor nuk është raportuar për ndonjë parregullsi të madhe./REL

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Elon Musk i kërkon gjykatës të ndalojë kalimin e OpenAI në një entitet fitimprurës

Story i radhës

Furnizimi me ujë në Mitrovicë, pritet të rikthehet në mesditë

Të fundit nga

ShkoLartë