snopce investojme ne zhvillimin e veteqeverisjes lokale 675ad96578435

Snopçe: S’ka vendim për grupin parlamentar të VLEN-it, ende veprojmë bashkë

April 17, 2025
1 minut lexim

Shkup, 17 prill – Nuk ka ende një vendim zyrtar se si do të veprojnë deputetët e koalicionit VLEN në Kuvend, pas largimit të Aleancës për Shqiptarët nga Koalicioni VLEN. Shefi i grupit parlamentar, Halil Snopçe, i cili vjen nga radhët e ASH-së së Arben Taravarit thekson se tani për tani nuk ka ndonjë paralajmërim se koalicioni do të veprojë ndaras në Kuvend.

“Për momentin nuk ka paralajmërim as nga ana jonë e as nga ana e partnerëve tanë se do të veprohet me grupe të veçanta parlamentare. Kjo i bie se ende po veprojmë si grup i përbashkët parlamentar. Fundja, këto vendime qoftë të njërës, qoftë të palës tjetër kanë të bëjnë për zgjedhjet e ardhshme lokale”, deklaroi Halil Snopçe, deputet i ASH.

Kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, sot theksoi se ende nuk është biseduar se si do të funksionojë grupi parlamentar, megjithatë tha se çdo deputet do të jetë i mirëseardhur në grupin parlamentar të VLEN-it, nëse është i gatshëm të jetë pjesë e transformimit të koalicionit në një parti politike.

Grupin parlamentar të koalicionit VLEN tani për tani e përbëjnë 14 deputetë. Pesë deputetë janë të Aleancës për Shqiptarët, nga 3 të Lëvizjes Demokratike dhe Alternativës, 2 të Lëvizjes BESA dhe 1 deputet i pavarur, respektivisht Bekim Qoku.

Sipas rregullores së Kuvendit për të formuar grup parlamentar, duhet pasur së paku pesë deputetë, që do të thotë se Taravari ka mundësi të formojë grupin e vet parlamentar nëse janë të pajtimit deputetët Halil Snopçe, Rijad Shaqiri, Mimoza Musa, Sadik Sulejmani dhe Salim Sulejmani./Alsat/

MARKETING

RENT A CAR

gashi se bashku me deputetet sali dhe stojanovska vizitojne institutin e transfuziologjise 680111d725f70
Story i mëparshëm

Gashi së bashku me deputetët Sali dhe Stojanovska vizitojnë Institutin e Transfuziologjisë

greqia publikon harten e re te kufijve detare zgjerohet 12 milje ne territorin shqiptar 68011737efffd
Story i radhës

Greqia publikon hartën e re të kufijve detarë/ Zgjerohet 12 milje në territorin shqiptar?

Të fundit nga

Vardari fiton derbin ndaj Shkupit në Çair

Vardari ka mundur 2:0 FC Shkupin në duelin hapës të xhiros së 30-të në elitën e futbollit vendor. Zhbllokimi i rezultatit erdhi në fund të pjesës së parë kur Omeragiq asiston për
ShkoLartë