snopce reagon per pllaken perkujtimore ku shkruan kunder terroristeve shqiptare 69f114cca398c

Snopçe reagon për Pllakën përkujtimore ku shkruan: “…kundër terroristëve shqiptarë”!

April 28, 2026
1 minut lexim
Nepermjet nje postimi deputeti i ASh-së Halil Snopçe ka reaguar lidhur me Pllakën përkujtimore në kazermën e Shkupit, në të cilën shkruan: “…kundër terroristëve shqiptarë”.

Ja reagimi i tij i plotë:

Sot, Ministri i Mbrojtjes publikoi një postim për homazhet në kazermën “Ilinden”, ku u vendosën lule të freskëta para përmendores së batalionit të forcave speciale. Por pas tyre, një e vërtetë e hidhur që nuk mund të injorohet.

Në pllakën përkujtimore qëndron ende një fjali që therr:
“Të rënë në luftë kundër terroristëve shqiptarë”.

Në vitin 2026… ende kjo gjuhë? Ende ky përçmim? Ende kjo padrejtësi?

Kjo nuk është thjesht një fjali. Është një plagë e hapur për mijëra familje. Është një mesazh që u thotë shqiptarëve se sakrifica e tyre nuk njihet, se historia e tyre mohohet.

Si mund të flasim për Evropë, për bashkëjetesë, për të ardhme të përbashkët, kur në zemër të institucioneve tona qëndrojnë fjalë që ndajnë dhe lëndojnë?

UÇK-ja dhe luftëtarët e saj nuk janë terroristë. Ata janë pjesë e historisë sonë, e dhimbjes dhe e qëndresës sonë.

Nuk mund të ketë paqe të vërtetë pa respekt. Nuk mund të ketë bashkëjetesë pa dinjitet.

Kjo duhet të ndryshojë. Tani.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ariana grande rikthehet me albumin e ri 69f10da90b490
Lajmi i mëparshëm

Ariana Grande rikthehet me albumin e ri

haxhiu po presim nese deputetet e opozites do te vijne ne salle 69f127aad002c
Lajmi i radhës

Haxhiu: Po presim nëse deputetët e opozitës do të vijnë në sallë

Të fundit nga

ShkoLartë