Aplikacioni Snapchat do të sjellë së shpejti një funksionalitet të kërkuar nga të gjithë përdoruesit: një mënyrë për të ndryshuar emrin e tyre të përdoruesit.
Kompania filloi testimin e këtij opsioni së fundi dhe do të jetë i disponueshëm për të gjithë në iOS dhe Android nga 23 Shkurti.
Përdoruesit mund të ndryshojnë emrin pa pasur nevojë të fillojnë një llogari nga e para. Megjithatë ndryshimi i emrit mund të bëhet vetëm një herë në vit.
Për ta bërë këtë duhet të shkoni tek profili të hapni Settings dhe të klikoni mbi Username. Më pas zgjidhni opsionin Change Username.
Të shumtë kanë qenë përdoruesit të cilët kishin ngelur me një emër të vendosur një dekadë më parë, mbase kur kanë qenë adoleshentë. /PCWorld Albanian