Smartphone-t e duhur për studentët: Njihuni me veçoritë kryesore të Samsung Galaxy A33 dhe A53

December 16, 2022
min lexim

Vitet e fundit teknologjia ka ndryshuar mënyrën se si studiojmë dhe smartphone-t janë kthyer në një mjet të domosdoshëm për të gjithë studentët. Zgjedhja e një smartphone të mirë si Samsung Galaxy A33 apo Galaxy A53, në kombinim me aplikacionin e duhur mund ta bëjë jetën studentore më të lehtë, më të sigurt dhe më argëtuese.

Opsionet e përsosura të kamerës

Me një procesor krejt të ri 5 nm dhe teknologjinë e inteligjencës artificiale, sistemi i kamerës i serisë së re Galaxy A ofron disa veçori interesante që bëjnë çdo imazh të duket fantastik – edhe në ndriçim të ulët. Night Mode i përmirësuar siguron që të shkrepni foto plot detaje, pavarësisht nga koha e ditës ose cilësia e dritës. Për më tepër, ekziston  Portrait Mode për selfie të shkëlqyera dhe Fun Mode i cili u ofron përdoruesve një përzgjedhje të madhe filtrash argëtues. Një vlerë e shtuar është dhe teknologjia VDIS në Galaxy A53, e cila minimizon dridhjet teksa regjistroni kur jeni në lëvizje.

Një ekran i madh dhe rezistent

Në të kaluarën, një ditë me diell mund ta bënte të vështirë për të parë ekranin e smartphone-t, por algoritmi inteligjent i serisë së re Galaxy A siguron që ekrani të shfaqi çdo detaj, edhe në hapësirat e jashtme duke reduktuar ndërkohë dritën blu me Eye Comfort Shield. Ekrani i gjerë 6,5 inç Super AMOLED i Galaxy A53 ofron gjithashtu një shpejtësi rifreskimi 120 Hz për një përvojë gjithëpërfshirëse ndërsa Galaxy A33 përmban një ekran Super AMOLED 6,4 inç me një shpejtësi rifreskimi 90 Hz.

Në mënyrë që përdoruesit të shijojnë përmbajtjen e dëshiruar pa u shqetësuar, Galaxy A53 5G dhe Galaxy A33 5G, përmbajnë standardin IP67 të rezistencës ndaj ujit dhe pluhurit.  Të pajisur me xhamin mbrojtës jashtëzakonisht të fortë Corning® Gorilla® Glass 5, këto smartphone kanë mbrojtje shtesë dhe janë më rezistent ndaj gërvishtjeve.

Bateri që zgjat

Një bateri e qëndrueshme është gjithashtu një domosdoshmëri. Smartphone-t Galaxy A53 dhe A33 janë të dizajnuar me një kapacitet të shtuar të baterisë (5000 mAh) që mund të zgjasë deri në dy ditë. Gjithashtu, mund t’i rikarikoni shpejt me Super Fast Charging deri në 25 W dhe të aktivizoni ruajtjen adaptive të energjisë për të përmirësuar performancën e përgjithshme të baterisë.

Një përvojë e sigurt

Seria e re Galaxy A siguron që të dhënat dhe informacioni të qëndrojnë të mbrojtura dhe të sigurta falë Samsung Knox. Kur ruani fotografi private, shënime dhe aplikacione, Secure Folder u ofron përdoruesve një kasafortë digjitale të koduar, në mënyrë që vetëm ata të kenë akses në përmbajtjen e tij. Duke përdorur Private Share, përdoruesit mund të kontrollojnë saktësisht se kush ka akses në skedarë dhe për sa kohë.

Një arsye më shumë për të zgjedhur këta smartphone është dhe oferta nga Samsung. Me blerjen e Galaxy A33 dhe A53  ju përfitoni një provë gjashtëmujore falas të memories prej 100 GB në “OneDrive cloud”. Oferta është e disponueshme në periudhën ndërmjet 25 mars 2022 dhe 31 mars 2023. Mund të gjeni më shumë informacion rreth promocionit në këtë link.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Jashari për dënimin e “Calit”: Është pasojë e vendimeve të marra nga të zgjedhurit tanë dhe propagandave serbe

Story i radhës

Pushim për gratë që kanë dhimbje gjatë ciklit, Spanja miraton projekt-ligjin për menstruacionet

Të fundit nga

Përse macet flenë dy të tretat e jetës?

Jeta e maceve shtëpiake përbëhet nga katër aktivitete – loja, gjuetia, ngrënia dhe gjumi. Pasi kanë prejardhjen nga macet e egra, kjo në ambient të hapur ka plotësisht kuptim, sepse janë grabitqare
ShkoLartë