Telefoni i dytë me ekran me palosje dhe i pari i destinuar për tregjet perëndimor është prezantuar ditën e sotme në Kinës si Honor Magic VS 5G.
VS vjen për të pasuar Magic V por që detajet e të dy pajisjeve thuajse duken identike. Modeli i ri ruan të njëjtat përmasa, rezolucion ekrani dhe opsione konektiviteti por pajiset me Snapdragon 8+ Gen 1 shoqëruar nga një bateri prej 5,000 mAh.
Diferenca më e madhe është tek qëndrueshmëria me Honor që ka reduktuar kompleksitetin e mekanizmit të boshtit të palosjes në brendësi.
Kompania thotë se pajisja i reziston 400 mijë palosjeve pavarësisht se numri i pjesëve është reduktuar nga 92 në vetëm 4 në VS.
Për fat jo të mirë nuk ka detaje lidhur me mbrojtjen ndaj ujit dhe pluhurit dhe me shumë gjasa gjendet pas konkurrentëve në këtë drejtim sidomos kur bëhet fjalë për mekanizmin e boshtit të palosjes.
Magic V nuk linte gjë për të dëshiruar me fotografinë, por VS e dërgon në një nivel tjetër falë paketimit të një kamere kryesore 54-megapiksel me sensorin IMX 800, njëjti që gjendet në Honor 70. Shoqërohet nga një lente ultra-wide prej 50-megapiksel dhe macro si dhe një kamër me zmadhim optik 3x prej 8-megapiksel.
Kompania thotë se fuqia përpunuese e imazhit përmes softuerit do të sigurojë disa prej veçorive më të mira në kategorinë e saj.
Porositë për Magic VS fillojnë në Kinë më 23 Tetor me çmim nga 1,048 dollarë. Në tregjet botërore vjen në tre mujorin e katërt të 2023. /PCWorld Albanian