Smartfoni koncept i Xiaomi nxjerr jashtë loje aparatët fotografik

November 2, 2022
1 minut lexim

Xiaomi 12S Ultra na surprizoi kur solli sensorin e kamerës 1-inç dhe markën Leica në Korrik, por mesa duket brendin Kinez ishte duke punuar në një gjë shumë më tepër ambicioze.

Në fillim të ditës së sotme Xiaomi 12S Ultra Concept Phone u prezantua me një pamje thuajse identike me flagshipin por me një sensor të dytë 1-inç 50.3-megapiksel i cili zë mesin e ishullit të kamerës. Ky sensori i ri është dizajnuar për të funksionuar me lentet e shkëmbyeshme Leica M.

Akoma më interesant është fakti se Xiaomi ka zgjedhur të mbrojë këtë sensor me nj xham të madh safirë. Edhe pse kjo e mbron sensorin nga pluhuri dhe objektet e huaja të mëdha, mbetet për tu parë sesi kjo shtresë e re xhami do të ndikonte në transmetimin optik.

Ndërsa sensori ultra-wide 48-megapiksel ishte pozicionuar në qendër të ishullit të kamerës, tashmë është zhvendosur në pjesën anësore duke zënë vendin që mban sensori periskopik 48-megapiksel telefoto.

Treguar në videon e Xiaomi, përdoruesit mund të instalojnë një lente të shkëmbyeshme në telefonin koncept duke hequr unazën mbrojtëse rreth ishullit të kamerave të pasme.

Xiaomi nuk tregoi nëse koncepti i telefonit 12S Ultra do të prodhohet ndonjëherë në masë. Siç e dimë projekti ishte zhvilluar krahasuar modelit 12S Ultra ndërsa në fund vetëm 12 njësi të tij ishin prodhuar. Një pjesë e tyre u dërguan tek disa influencerë me fat por secila prej njësive kishte kushtuar 41 mijë dollarë për tu prodhuar. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Taravari takohet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Story i radhës

​Homazhe në 33-vjetorin rënies së Fahri Fazliut dhe Afrim Zhitisë

Të fundit nga

ShkoLartë