Smartfoni i Sony është i pari në botë me një lente të vërtetë optike zmadhimi

May 11, 2022
1 minut lexim

Sony gjithnjë e ka përdorur ekspertizën me kamerat për të krijuar një smartfon flagship dhe të njëjtën gjë ka bërë me flagshipin e ri Xperia 1 IV.

Kompania thotë se është smartfoni i parë në botë me një lente optike 85-125mm e aftë të regjistrojë video 4K me 120fps. Smartfoni fuqizohet nga çipi Snapdragon 8 Gen 1.

Tipari dallues i këtij smartfoni është lentja zmadhuese e 85-125mm e cila mund të realizojë fotografi për evente sportive apo edhe botën e egër.

Për ndërtimin e saj Sony ka përdorur një sistem periskopi 90-gradësh siç ka vepruar Huawei me P30 Pro.

Mbi lentën e zmadhimit janë dy lente 16mm dhe 24mm së bashku me një sensor ToF. Të tre kamerat përdorin sensorin 12-megapiksel Exmor RS.

Disa prej funksionaliteteve të kësaj kamere janë gjurmimi i syrit në kohë reale, gjurmimi i objekteve dhe sistemi Optical SteadyShot.

Sony premton saktësi të lartë në balancën e ngjyrës së bardhë. Edhe kamera ballore ka një sensor 12-megapiksel Exmor RS.

Por kompania thotë se Xperia 1 IV nuk shkëlqen vetëm në fotografi por edhe video lojëra falë ekranit 120Hz HDR 6.5-inç OLED dhe procesorit Snapdragon 8 Gen 1.

Smartfoni ka rezistencë ndaj ujit IP65/68, xham Gorilla Glass Victus, 5G 6Ghz/mmWave, Wi-Fi 6E, 12GB RAM dhe 512GB memorie të brendshme.

Bateria prej 5,000 mAh karikohet në 50% për 30 minuta përmes teknologjisë wireless. Xperia 1 IV del në shitje më 1 Shtator për 1,600 dollarë. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

LDK-PDK-AAK mos godisni shishe e tavolina, godisni duart tuaja të hajnisë!

Story i radhës

Nesër këto qytete do të mbesin pa rrymë

Të fundit nga

A po e pret Yllka Kuqi edhe një fëmijë?

Këngëtarja Yllka Kuqi kohës së fundit ishte prezente tek një dasëm ku paraqitja e saj mori vëmendjen e shumë ndjekësve. Teksa ajo shfaqet në një fustan tejet elegantë ku vë në pah
ShkoLartë