Smartfoni i ri Sony regjistron video 4K 120fps nga 3 kamera

min lexim

Sony prezantoi një smartfon të ri i orientuar jo vetëm drejt gaming edhe fotografisë.

Xperia 5 IV vjen me platformën Snapdragon 8 Gen 1 dhe ekran 6.1-inç 120Hz 21:9 OLED duke ofruar njëkohësisht funksionalitete të avancuara si flagshipi Xperia 1 IV në aspektin e fotografisë si gjurmimi i shikimit në kohë reale AF nga tre kamerat e pasme.

Duke përfituar nga reputacioni i fortë në fotografi me modele si Alpha A7 IV, Sony e prezantoi Xperia 5 IV si një pajisje për krijimin e përmbajtjeve.

Vjen me katër kamera 12-megapiksel ku tre janë të pasme dhe një kamër selfie. Teknologjia e gjurmimit të shikimit në kohë reale sigurohet se në fokus do të jenë sytë e subjekteve dhe jo hunda e tyre. Ofron mbështetje për shkrepje prej 20fps me AF dhe ekspozim automatik për të gjitha lentet.

Pikselët e mëdhenj prej 1.9 micronë do të ofrojnë cilësi të lartë në dritë të pakët. Të tre sensorët ofrojnë regjistrim video 4K HDR me 120fps.

Ekrani duket se i përmbush kërkesat e krijuesve. Vjen me HDR10 dhe ka ndriçim 50% më të lartë sesa modeli i kaluar.

Në aspektin gaming smartfoni ka ekranin 120Hz me prekje 240Hz. Falë Plus Game, përdoruesit mund të modifikojnë imazhin dhe audion si dhe ofron transmetimin live në Social Networking Service të Sony duke regjistruar me 120fps.

Sa i takon audio, smartfoni mbështet Dolby Atmosdhe Sony 360 Reality përmes portës 3.5mm ose Bluetooth LE. Smartfoni ka bateri prej 5,000 mAh, 8GB RAM, 128GB memorie dhe teknologji 5G. Do të shitet për 1 mijë dollarë nga Tetori 2022. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Gjermania hyn në skenarin e krizës, kufizime në furnizimin me gaz, preken edhe familjet

Story i radhës

E quajti spiun i Sigurimit/ Robert Rakipllari fiton gjyqin me Frrok Çupin! Argumentet e Gjykatës: Gazetari nuk ka shpifur

Të fundit nga