Deputeti i Partisë demokratike, Ervin Salianji ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në procesin e votimit për Presidentin e ri, pavarësisht se do të jetë i pranishëm në Parlament.
Në një prononcim për mediat përpara nisjes së seancës, Salianji tha se nga procesi i zgjedhjes së Presidentit nuk kanë fituar asgjë, pasi sipas tij, Rama nuk lëshon asgjë.
“Partia Demokratike është djegur, por mban kosto nga e kaluara.Që nga nisja e këtij procesi, kam qenë kundër uljes me Edi Ramën. Është padiskutim për të ardhur keq që ka përfaqësues të PD-së që nga padijenia politike, ulen dhe krijojnë perceptime sikur PD po merr pjesë në proces.
Nuk kemi fituar asgjë nga ky proces, Edi Rama nuk lëshon asgjë. E nxorri Presidentin nga zarfat e tij. Jam këtu për të respektuar institucionet. Unë nuk do të marrë pjesë në votim. Nuk jam për bojkot, por s’do marr pjesë në votim” – tha Salianji.