Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the ol-scrapes domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-includes/functions.php on line 6114

Smakiqi: Kosova dhe Shqipëria duhet të krijojnë kufizime për TikToku-n – Gazeta.mk

Smakiqi: Kosova dhe Shqipëria duhet të krijojnë kufizime për TikToku-n

min lexim

Rastet denigruese dhe aktet e dhunës të shfaqura në Tik-Tok, fatkeqësisht kanë prodhuar dhe viktima në Shqipëri.

Kjo, ka alarmuar edhe Qeverinë e Shqipërisë të marrë vendim që të hedhë në diskutim mbylljen e plotë të rrjeteve sociale si TikTok dhe Snapchat.

Avokati Xhevdet Smakiqi ka thënë se TikTOku është i padobishëm për ekonominë dhe shoqërinë kosovare.

Ai ka thënë se institucionet përgjegjëse duhet të marrin vendim që të krijojnë kufizime për përdoruesit e TikTok.

“Qeveria e Kosovës dhe e Shqipërisë duhet të krijojnë kufizime në përmbajtjen e TikTokut, që personave të moshave jo madhore mos tu krijohet qasje ku ka përmbajtje të krimit, narkotikëve, te dhunës, etj”, ka thënë ai.

Tutje Smakiqi ka thënë se, përmbajtja e TikTok po krijon modele të dëmshme për të rinjtë.

“Mendojë që TikToku nuk është aplikacioni i vetëm ku mund të bëni marketing dhe milionerët e TikTokut i kemi edhe në Kosovë, nuk e di që i kanë krijuar të mira shoqërisë, por e di që krijojnë të mira. Mirëpo ata nuk janë një model i mirë, shihen si gangster, nuk kanë nivel të mirë”, ka thënë Smakiqi. 

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbijetojë

Story i radhës

Afro 1 mijë e 500 gjoba trafiku në Gjilan për një javë – leja iu mor 13 vozitësve

Të fundit nga