Smajli: LDK-ja me planin “Rruga e re” po ndryshon edhe ideologjinë e saj qeverisëse

Profesor Remzi Smajli ka thënë se plani 100 pikësh i LDK-së është bërë për dy arsye. Sipas tij, arsyeja e parë është për të ardhur në pushtet dhe e dyta për shkak zgjedhjeve të brendëshme të kësaj partie, meqë kryetari i LDK-së ka dashur të dalë me një ofertë konkrete edhe para antarësisë.

Unë them për fillim se edhe kështu siç si plan 100 piksh është i mirëseardhur për shkak se opozita më në fund është zgjuar nga gjumi sepse pas dy vjetëve të qeverisjes Kurti kemi një reagim programor e politik dhe paraqet një ide krejtësisht tjetër nga qeverisja që po bëhet sot.

Megjithatë nga që është prezantu shihet si një program komunal sepse nuk kemi të zbërthyer politika fiskale e as programe të punësimit dhe as plan për daljen nga inflacioni”, ka thënë profesor Smajli.

Përveç kësaj sipas profesor Smajlit me vetë emërtimin e këtij plani si “Rruga e re” po shihet se LDK po dëshiron të ndryshojë edhe ideologjinë e saj qeverisëse, sepse për herë të parë ka përmendur edhe projekte që deri më sot nuk i ka përmend asnjëherë, sikur që ai për rritje të buxhetit për ushtri.

Story i mëparshëm

Ndarja nga jeta e Giorgio Napolitanos, Begaj mesazh ngushëllimi: Shqiptarët do ta kujtojnë gjithmonë për mbështetjen e tij në rrugën drejt BE

Story i radhës

Genta Ismajli e krahason vetën me këtë kafshë

Të fundit nga