Basketbollistet slloven fituan ndeshjen e xhiros së 5-të të fazës së grupeve të Kampionatit Evropian.
Në Koln, ata mundën nënkampionën olimpike Francën, me rezultat 88:82 dhe siguruan vendin e parë në grupin B.
Basketbollisti Luka Donçiq shënoi 47 pikë dhe është më i merituari për fitoren e kombëtares sllovene.
Luka Donçiq shënoi 27 pikë vetëm në pjesën e parë dhe shtoi 20 të tjera në pjesën e dytë.
Sllovenia dhe Franca kalojnë në të n1/8 e finales e Eurobasket.