Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani nga Bledi I Sllevenisë tha se kjo është hera e parë që Maqedonia e Veriut trajtohet pak më ndryshe në dialogun strategjik në Bled, si vend që ka fiilluar negociatat me BE-në. Skriningu do të përcaktojë mënyrën dhe dinamikën e negociatave, tha Osmani.
“Skriningu është një nga elementet më thelbësorë të vetë negociatave. Ajo që do të përcaktojë skriningun do të përcaktojë edhe dinamikën dhe mënyrën e negociatave”, u shpreh ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani.
Bashkimi Evropian ka një interes të qartë strategjik që të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor të vazhdojnë të përparojnë në rrugën e anëtarësimit në Union, tha kryetarja e Komisionit Evropian, Fon de Leyen.
“Ne duhet të forcojmë besueshmërinë e procesit të zgjerimit, duhet të sigurojmë që çdo hap që bën vendi drejt demokracisë, shtetit të së drejtës dhe të drejtave të barabarta, ta afrojë atë me Bashkimin Evropian. Kjo është arsyeja pse hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ishte një hap vërtet historik”, tha kryetarja e Komisionit Evropian, Fon de Leyen.
Lufta në Ukrainë mund të çojë në ndarjen e blloqeve në botë, rreziku është se ku do të jetë ky kufi dhe nëse do të jetë në Ballkanin Perëndimor, paralajmëroi presidenti i Sllovenisë Pahor.
“Nëse është e vërtetë që sfera e influencës ruse ndikon dhe nuk le hapsir që vendet që duan të anëtarësohen në BE dhe NATO, atëherë mund të ketë një ndarje strategjike, mund ta bëjë Ballkanin Perëndimor pjesë e botës perëndimore. Sa më gjatë të zvarritet procesi i integrimit europian, aq më të ndjeshme do të janë vendet e Ballkanit Perëndimor ndaj ndikimit rus”, u shpreh presidenti i Sllovenisë Borut Pahor.
Në forumin strategjik dy-ditor në Bled, udhëheqësit evropianë do të diskutojnë se si të kalojnë varësinë nga energjia ruse dhe ta zëvendësojnë atë me energji të re nga Kina.