Sllovakia nënshkroi marrëveshje për të blerë 152 automjete të blinduara luftarake

December 13, 2022
1 minut lexim

Sllovakia nënshkroi një marrëveshje të rëndësishme për blerjen e 152 automjeteve të blinduara luftarake moderne me degën suedeze të gjigantit britanik të mbrojtjes, BAE Systems, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Si pjesë e marrëveshjes ndërqeveritare midis Suedisë dhe Republikës Sllovake, Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Sllovakisë ka nënshkruar një marrëveshje prej 1,3 miliard eurosh për dorëzimin e 152 automjeteve luftarake të këmbësorisë CV9035 nga BAE Systems”, tha kompania prodhuese në një deklaratë.

Nga kompania thonë se automjetet do të jenë të pajisur me nën-sistemet më moderne, duke përfshirë raketat antitank Spike-LR të prodhimit izraelit, sensorë mbrojtës dhe një mitroloz 35 mm.

Sipas marrëveshjes, industria lokale sllovake do të ketë role të rëndësishme në prodhimin dhe mirëmbajtjen e automjeteve.

Duke folur në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes, ministri sllovak i mbrojtjes tha: “Më vjen mirë që modernizimi i Forcave të Armatosura Sllovake po ecën me shpejtësi përpara. Në dy vitet e fundit, ritmi i modernizimit të ushtrisë sonë arriti nivele që nuk janë parë në dekada”.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Moti i keq “mbërthen” Britaninë, shkollat mbyllen për të dytën ditë radhazi

Story i radhës

​Emir Rashica tregon se si përfundoi në prova te Interi

Të fundit nga

Përse macet flenë dy të tretat e jetës?

Jeta e maceve shtëpiake përbëhet nga katër aktivitete – loja, gjuetia, ngrënia dhe gjumi. Pasi kanë prejardhjen nga macet e egra, kjo në ambient të hapur ka plotësisht kuptim, sepse janë grabitqare
ShkoLartë