Sllovakia kërcënon të shkurtojë përfitimet për ukrainasit

January 3, 2025
1 minut lexim

Kryeministri i Sllovakisë Robert Fico ka kërcënuar se do të shkurtojë mbështetjen financiare për më shumë se 130 mijë  refugjatë ukrainas, pas një mosmarrëveshje me Ukrainën mbi furnizimet me gazin rus.

Më 1 janar, Kievi mbylli një tubacion që për dekada u përdor për të furnizuar Evropën Qendrore me gaz natyror rus.

Sllovakia kishte qenë pika kryesore e hyrjes dhe vendi tani po humbet miliona euro në tarifat e tranzitit.

Agjencia e OKB-së për refugjatët (UNHCR) vlerësoi muajin e kaluar se kishte 130,530 refugjatë ukrainas në Sllovaki nga 6,813,900 në nivel global.

Fico – i cili në dhjetor bëri një vizitë të papritur në Moskë për bisedime me presidentin rus Vladimir Putin – e përshkroi lëvizjen e Kievit si “sabotim”.

BBC raporton se kryeministri i shtetit të BE-së tha se do të propozojë ndalimin e eksporteve të energjisë elektrike në Ukrainë dhe gjithashtu “uljen e mprehtë” të mbështetjes financiare për ukrainasit që kanë gjetur strehim në Sllovaki, transmeton Klankosova.tv.

Ai tha se nuk kishte rrezik që vetë Sllovakia të vuante nga mungesa e gazit, pasi ajo kishte bërë tashmë marrëveshje alternative.

Por Fico shtoi se vendimi i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për të mbyllur çezmat do t’i privonte Sllovakinsë 500 milionë euro (415 milionë £; 518 milionë dollarë) në tarifat e tranzitit nga vendet e tjera.

Ai tha se partia e tij ishte e gatshme të debatonte “ndalimin e furnizimeve me energji elektrike dhe “uljen e ndjeshme të mbështetjes për qytetarët ukrainas në Sllovaki”.

“E vetmja alternativë për një Sllovaki sovrane është rinovimi i tranzitit ose kërkesa për mekanizma kompensimi që do të zëvendësojnë humbjen në financat publike,” shtoi ai.

Muajin e kaluar Zelensky akuzoi Fico se ka ndihmuar Putinin të “financojë luftën dhe të dobësojë Ukrainën”.

“Fico po e tërheq zvarrë Sllovakinë në përpjekjet e Rusisë për të shkaktuar më shumë vuajtje për ukrainasit”, kishte thënë presidenti ukrainas.

Polonia ka ofruar të mbështesë Kievin në rast se Sllovakia ndërpret eksportet e saj të energjisë elektrike – furnizime që janë thelbësore për Ukrainën, termocentralet e së cilës sulmohen rregullisht nga Rusia.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Sot i jepet lamtumira e fundit ish ambasadorit Anton Berisha

Story i radhës

Ndryshon situata meteorologjike, paralajmërohet për reshje të borës

Të fundit nga

ShkoLartë