Sllovakia i dhuron Ukrainës sistemin e mbrojtjes ajrore S-300, reagon SHBA

April 8, 2022
1 minut lexim

Sllovakia i ka dhuruar Ukrainës sistemin e saj të mbrojtjes ajrore S-300 për ta ndihmuar atë vend të mbrohet nga agresioni rus, tha të premten Kryeministri sllovak Eduard Heger.

Ukraina i ka bërë thirrje Perëndimit që ta furnizojë atë me pajisje të mbrojtjes ajrore, për ta ndihmuar në përballjen me sulmin rus që vazhdon prej dy muajsh.

“Dua të konfirmoj se Sllovakia i ka ofruar Ukrainës një sistem të mbrojtjes ajrore S-300. Kombi ukrainas po mbron me guxim vendin e tij sovran, dhe ne gjithashtu”, shkroi Kryeministri Heger në rrjetin social Twitter.

Kryeministri i Sllovakisë, i cili ndodhej për vizitë në Kiev të premten, tha se mbrojtja e vendit i tij ishte gjithashtu e siguruar.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, vlerësoi bujarinë e qeverisë sllovake për dërgimin në Ukrainë të sistemit të mbrojtjes ajrore S-300.

Përmes një postimi në rrjetin Twitter zoti Austin tha: “Me udhëzimin tim, dhe ftesën e Sllovakisë, Komanda Amerikane në Evropë do të vendosë në Sllovaki një sistem mbrojtje të tipit Patriot të drejtuar nga ushtria amerikane”.

Sllovakia, vend anëtar i NATO-s, zotëron një bateri të sistemit të mbrojtjes ajrore S-300, të cilën e trashëgoi pas shpërbërjes së Çekosllovakisë në vitin 1993./VOA

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Opozita e dëshpëruar i nënshtrohet Edi Ramës, kundër Albin Kurtit

Story i radhës

Sigurohuni a jeni shtatzënë me zbardhues: Thonë se tregon saktë, ja si ta provoni

Të fundit nga

​Rruga e gjatë për shërbime logopedike

Çdo të premte, Agimi, i shoqëruar nga nëna e tij, merr rrugën Vushtrri-Prishtinë për të mbërritur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Aty i kryen seancat logopedike, meqë këto shërbime mjekësore nuk
ShkoLartë