Policët nga SPB Tetovë sot (18 nëntor) me urdhër të gjykatës të siguruar paraprakisht kanë bastisur shtëpinë e 47-vjeçarit Xh.N. në Sllatinë të Tetovës. Gjatë kontrollit është gjet kokainë dhe një mini laborator ku përgatitej për shitje kokaina, u gjetën tre peshore dixhitale dhe një kornizë pistolete me 8 fishekë, kalibri 7, 62 milimetra. Xh.N. është privuar nga liria dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të përpilohet kallëzim penal përkatës, pas së cilës do të paraqitet para gjyqtarit në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore Tetovë.
Burimi:________