SkyShowtime konfirmon datën e publikimit të serialit të shumëpritur thriller kriminal Qyteti i quajtur Ligësi

Me aktorët Xhek Rouan dhe Tahirah Sherif, seriali me 8 episode do të jetë në dispozicion për t’u shfaqur ekskluzivisht në SkyShowtime nga 12 maji, me tri episode në dispozicion që nga shfaqja e parë.

Shiko reklamën e filmit këtu: https://youtu.be/N3Vk9EMhRvQ

SkyShowtime konfirmoi sot datën e publikimit të serialit të ri thriller të krimit Qyteti i quajtur Ligësi. Ky serial dramatik i zhurmshëm dhe i jashtëzakonshëm do të shfaqet në SkyShowtime të premten më 12 maj, me tri episode në dispozicion në shfaqjen fillestare dhe me episode të reja për t’u shfaqur çdo javë deri në përfundim të 8 episodeve.

Me ngjarjet që zhvillohen mes klubeve të plazhit dhe palmave të Kosta del Sol në fillim të viteve ’80, Qyteti i quajtur Ligësi ndjek Lordët, një familje kriminelësh me hajdutë të vegjël nga Londra e Jugut, që arratisen nga Londra për në Spanjë për të përfituar nga një fat i mirë i papritur – dhe për t’i shpëtuar vëmendjes së policisë në një hetim për vrasje të profilit të lartë. Me aktorët Xhek Rouan, Xhejzon Fleming, Marta Plimpton dhe Tahirah Sherif, thrilleri shpërthyes i sagës familjare është një bashkëprodhim me 8 episode midis Vertigo Films, Rogue State dhe Sky Studios.

Familja Lord drejtohet nga Xhejzon Fleming (Save Me, Lock, Stock and Two Smoking Barrels) në rolin e Albert Lordit, Xhek Rouan (Born to Kill), në rolin e Xhin Lordit, Tahirah Sherif (The Haunting of Bly Manor) bashkohet në rolin e Sindi Kartërit, e dashura e Xhin edhe Marta Plimpton (Mass, The Good Wife) në rolin e Mint Ma. Këtyre u bashkohen anëtarët e familjes më të gjerë Dugrej Skot (Ever After, Mission: Impossible 2) në rolin e Xhaxha Tonit, Leks Shrapnel (Captain America) në rolin e Leonard Lordit, Deniel Sharman (Fear the Walking Dead, Medici) në rolin e Keli Lordit, Xhorxh Zhak (The Third Day: Autumn) në rolin e Entoni Lordit dhe Elajza Batëruorth (The Last Kingdom) në rolin e Karli Lordit.

Djali i vogël i familjes, por më i zgjuari dhe i lënë pas dore, Xhin (Rouan) dhe e fejuara e tij e patrembur, Sindi (Sherif) arratisen për në Spanjë për t’iu shmangur arrestimit, pasi i mbijetojnë me vështirësi një beteje bandash. Shumë shpejt, të dashuruarit e gjejnë veten të përfshirë në botën e krimit vendas dhe telashet fillojnë t’i ndjekin këmbë pas këmbe. Kur Lordët e tjerë u bashkohen në Kosta del Sol, familja kupton se kanë një mundësi e artë për të rizbuluar veten dhe për të rimarrë lavdinë e tyre të mëparshme – gjë që i bezdis Xhinin e Sindin, të cilët kanë një tjetër plan. Shoqëruar çdo hap me muzikë, ritmi i zemrës së Qytetit të quajtur Ligësi janë tingujt e viteve ’80.

Nik Lov (Bulletproof, The Sweeney) është skenaristi kryesor, në skuadër i janë bashkuar edhe Melisa Bubnik, Xhon Xhekson, Liz Lejk dhe Mat Evans. Regjisori kryesor është Xhejmi Donëhju dhe producenti i serialit është Endi Nobëll.

Shërbimi SkyShowtime është në dispozicion të drejtpërdrejtë për konsumatorin përmes aplikacionit SkyShowtime në Apple iOS, tvOS, për pajisjet me Android, Android TV, Google Chromecast, LG TV, Samsung dhe përmes faqes së internetit: www.skyshowtime.com. Çmimi mujor i SkyShowtime është është 5,99 euro.  Platforma gjithashtu ofron dhe një periudhë prove 7 ditore.

Për më shumë detaje, vizito:

Faqja e internetit: www.skyshowtime.com

Këndi i lajmeve: corporate.skyshowtime.com

LinkedIn: www.linkedin.com/company/skyshowtime

Twitter: www.twitter.com/SkyShowtime

Rreth SkyShowtime

SkyShowtime është shërbimi fantastik i transmetimit i së ardhmes që vjen në Evropë, duke nisur shfaqjen në mbi 20 tregje, që përfshijnë mbi 90 milionë familje. Tani në dispozicion në Shqipëri, Andorrë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Bullgari, Kroaci, Çeki, Danimarkë, Finlandë, Hungari, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, Norvegji, Holandë, Poloni, Portugali, Rumani, Serbi, Sllovaki, Slloveni, Spanjë dhe Suedi.

Një sipërmarrje e përbashkët e Comcast dhe Paramount Global, SkyShowtime sjell argëtimin, filmat dhe serialet më të mira origjinale nga markat ikonë të Universal Pictures, Paramount Pictures, Nickelodeon, DreamWorks Animation, Paramount+, SHOWTIME®, Sky Studios dhe Peacock. SkyShowtime do të jetë gjithashtu shtëpia e një numri produksionesh lokale, si dhe serialeve origjinale të SkyShowtime.

*Material i sponsoriѕuar

Story i mëparshëm

Biletat, më lirë me aeroplan se sa me autobus

Story i radhës

Kryebashkiaku i Athinës mbështet Veliajn: Ka transformuar Tiranën në një qytet modern

Të fundit nga