skype mbyllet sot ja cfare ndodh me llogarine dhe te dhenat e tua 6818e07d4d0e0

Skype mbyllet sot – ja çfarë ndodh me llogarinë dhe të dhënat e tua

May 5, 2025
1 minut lexim

Është fundi i rrugëtimit për Skype, pasi sot shënohet “dalja zyrtare” nga përdorimi e platformës legjendare të komunikimit.

Përdoruesit ekzistues të Skype mund të “migrojnë” në Microsoft Teams (falas) me kredencialet e tyre të Skype, kontaktet dhe historikun e bisedave që transferohen automatikisht në platformën e re.

Gjithashtu, përdoruesit e Skype mund të eksportojnë të dhënat e tyre deri në janar 2026, pas së cilës ato do të fshihen përgjithmonë.

Arsyetimi zyrtar i Microsoft për mbylljen e Skype është “përmirësimi i ofertave tona falas të komunikimit për konsumatorët në mënyrë që të mund të përshtatemi më lehtë me nevojat e klientëve”.

Që nga fillimet e tij modeste në vitin 2003 dhe disa blerje të mëdha, përfshirë atë nga Microsoft në vitin 2011, Skype ishte një nga platformat më me ndikim të zërit mbi IP (VoIP) gjatë dy dekadave të fundit.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

cas i refuzon ankesen e kosoves ndaj federates rumune dhe uefa s 6818df907d4ed
Story i mëparshëm

CAS-i refuzon ankesën e Kosovës ndaj Federatës Rumune dhe UEFA-s

i lidhur me kartelet e droges arrestohet kryebashkiaku meksikan 6818e319a763a
Story i radhës

I lidhur me kartelet e drogës, arrestohet kryebashkiaku meksikan

Të fundit nga

ShkoLartë