Skuka drejt ndarjes me Metzin

min lexim

Xhuliano Skuka nuk do të qëndrojë te Metzi.

Kjo është ajo që mëson gazeta, me sulmuesin, që në një foto me “emoji” që tregojnë zhgënjim, konfirmon indirekt një lajm të tillë.

Sulmuesi u transferua në klubin francez për një shumë rekord prej 1.4 milionë eurosh nga Partizani, por vuajti shumë konkurrencën dhe nuk arriti të zërë një vend të rëndësishëm në klubin e qytetit ku kaloi një pjesë të fëmijërisë. Pas huazimit 6 mujor te Partizani, Skuka është kthyer te Metzi, ku ndodhet vetëm si tranzit.

Dibrani pritet të ndahet me klubin francez dhe të firmosë me një tjetër ekip.

E sigurt është se Skuka nuk do të kthehet më në Shqipëri, por të firmosë me një klub jashtë vendit, ku do të provojë të riniset me vrullin e duhur dhe të kthehet në kohët e tij të arta, kur e merrte skuadrën mbi shpinë dhe e nxirrte nga situatat e vështira.

Në ditët në vijim pritet të konfirmohet e ardhmja e Skukës, që nuk u nda në mënyrën më të mirë te Partizani, ku nuk gjeti minutat që priste kur vendosi të kthehej.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Aktorja u trondit pas ngjarjes së Trumpit!

Story i radhës

Çka duhet të dish për Luanin, yllin e horoskopit?

Të fundit nga