Të shtunën luhen të gjitha ndeshjet e javës së 28-të në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut në futboll.
Derbi i rivalëve të qytetit, Ohri – Voska Sport, drejtohet nga gjyqtari Jovan Kaçevski nga Struga.
Më interesant pritet të jetë dueli ndërmjet Vardarit të Shkupit dhe Teteksit, gjyqtar kryesor i kësaj ndeshjeje do të jetë Stojançe Stojanov nga Shtipi.
Besa, Arsimi dhe Gostivari, kërkojnë fitore.
Skuadra shqiptare Voska Sport dhe Gostivari janë shumë afër elitës së futbollit maqedonas.
E shtunë, java e 28-të, ora 17.00
Pelisteri – Pehçeva
Karaormani – Sasa
Boreci – Besa
Detonit – Gostivari
Ohri – Voska Sport
Arsimi – Slloga
Kozhuvi – Bellasica
Vardari – Teteksi