Skuadrat kosovare që luajnë në garat evropiane në këtë edicion kanë mësuar edhe emrat e kundërshtarëve të mundshëm nëse kalojnë në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës.
Ballkani, Drita dhe Dukagjini kanë mësuar emrat e kundërshtarëve nga shorti që do të hidhet në Nyon të Zvicrës.
Kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani u eliminua nga Liga e Kampionëve dhe do të luaj ndaj skuadrës irlandeze Larne në rrethin e dytë.
Ballkani nëse kalon Larnen, mund të ballafaqohet me skuadra si: Lincoln Red Imps nga Gjibraltari , fituesin e duelit TNS – Sëift apo fituesin e duelit tjetër mes Strugës dhe Budoqnostit.
Drita do të përballet me Viktoria Plzenin në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës. Nëse gjilanasit kalojnë tutje atëherë i pret përballja me Brannin norvegjez, ose fituesit e dueleve Gzira – Diddelenge, Linfield – Pogon, Osijek – ZTE apo Hibernian – Inter d’Escaldes.
Dukagjini i Klinës do të ketë punë me skuadrën kroate Rijeka, ndërsa nëse kalon këtë sfidë atëherë në rrethin e tretë do të përballen me njërën nga këto ekipe: Heart of Midlothian ose fituesit e dueleve Kesckemeti – Riga, Differdange – Maribor, Akureyei – Dundalk, Torshavn – Haverford