Skuadra sllovene Celje nuk e ka qetësinë para sfidës së parë të play – off-it të Conference League në futboll.
Të enjten (19 shkurt) në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të luhet ndeshja e parë mes kampionit të Kosovës, Dritës dhe Celjes.
Skuadra sllovene ka dalur me një njoftim për ndeshjen e kthimit në Celjes që luhet më 26 shkurt, duke befasuar të gjithë.
“Mundësi e shkëlqyeshme për fëmijët si shoqërues në ndeshjen evropiane: NK Celje – FC Drita.
Jepini fëmijës tuaj mundësinë të bëhet shoqërues i futbollistëve në ndeshjen evropiane të UEFA Europa Conference League, që zhvillohet të enjten, më 26 shkurt, në orën 18:45, kundër FC Dritës.
Nëse dëshironi që fëmija juaj të përjetojë emocionin e hyrjes në fushë së bashku me lojtarët në stadiumin ‘Z’dezhele”, mjafton ta regjistroni deri të martën, më 24 shkurt, ora 12:00.
Kushtet:
Fëmija duhet të jetë me gjatësi 105–135 centimetra
Së bashku mund ta bëjmë këtë ndeshje një përjetim të paharrueshëm për tifozët e vegjël që ëndërrojnë të ndjekin idhujt e tyre nga afër”, thuhet mes të tjera nga skuadra sllovene.
Burimi: botasot.info


