Skuadra shqiptare trondit skuadrën e madhe malazeze, kryeson kampionatin  

min lexim

Me Deçiqin e Tuzit, me skuadrën shqiptare nuk ka shaka, sonte bëri mrekullinë e radhës në kampionatin malazez, duke i shkaktuar humbje me rezultat 2:0 Buduçnostit në Podgoricë, në takimin e javës së tretë.

“Deçiqi ka tri ndeshje e tri fitore, pa pësuar gol për 270 minuta, ndërsa Buduçnosti, nga ana tjetër, tashmë duket se është larg lojës reale dhe zeroja që qëndron ende është padyshim shqetësuese, edhe pse sezoni është vetëm në fillim”, shkruan mes të tjera media malazeze “Pobjeda”. 

Në minutën e 67-të, pas një aksioni të mirë në të cilin i riu Bajoviq pasoi një top të Bozhoviqi, gjuajti, Pavliçiq shpëtoi portën, por Denkoviç ishte në vendin e duhur, 0:1.

Në minutën e 77-të, Vucaj shënoi për 0:2 dhe shpërthe entuziazmi të skuadra nga Tuzi. 

Presidenti i klubit të Deçiqit, Pal Dreshaj, ka ndërtuar një ekip të frikshme, dëshmia më e mirë është se sonte tronditën skuadrën e madhe malazeze dhe tifozët “barbarët” dolën kokulur nga stadiumi. 

Deçiqi kryeson me 9 pikë pas tri jave, ndërsa Buduçnosti është në fund me 0 pikë (i 10-ti).

OFK Petrovac zë vendin e dytë po ashtu me 9 pikë dhe në javën e ardhshme ndeshet me Deçiqin, derbi i madh në Mal të Zi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Të jesh kreativ mund të dëmtojë karrierën tënde

Story i radhës

​Dortmund zhvillon bisedime me mbrojtësin Schulz pas akuzave për dhunë familjare

Të fundit nga