Skuadrat shqiptare, Voska Sport, Gostivari, Arsimi dhe Besa, synojnë fitoren në javën e gjashtë të Ligës së Dytë të Maqedonisë në futboll.
Derbi luhet në Manastir, ku Pelisteri e pret skuadrën shqiptare Voska Sport të Ohrit.
Këtë ndeshje do ta referojë gjyqtari Marjan Mladenovski nga Shkupi.
Gostivari luan në Vinicë me Sllogën, ndërsa Arsimi e pret Borecin dhe Besa i shkon Bellasicës në Strumicë.
Java e gjashtë, e shtunë
Pelisteri – Voska
Slloga (V) – Gostivari
Bellasica – Besa
Teteksi – Kamenica Sasa
Vardari – Pehçevë
Arsimi – Boreci
Ndeshjet fillojnë në orën 15.00