Deçiqi i Tuzit e përmbylli kampionatin me humbje, me rezultat 2:1 nga Podgorica.
Tuzjanët duket se më shumë e ruajtën ekipin për takimin e finales së Kupës së Malit të Zi, kundër Buduçnostit, e cila do të zhvillohet me 29 maj.
Për skuadrën shqiptare shënoi Aleksa Marushiq (68’) dhe për Podgoricën Darko Qajiq (17’), Matija Krivokapiq (20).
Pas javës së 36-të (e fundit), Deçiq përfundon në vend të tretë me 56 pikë e Podgorica në të nëntin me 34 pikë, e cila në barazh kërkon mbetjen në elitë.