Skuadra shqiptare merr vendim të tërhiqet, Superkupa Mbarëkombëtare do të mbahet me vetëm tri skuadra

1 minut lexim

Më 5 dhe 6 tetor do të zhvillohet Superkupa Mbarëkombëtare. Ndeshjet do të zhvillohen në palestrën “Minatori” të Mitrovicës.

Por, skuadra e Teutës nga Durrësi është tërhequr nga kjo garë.

“Takimi i parë gjysmëfinal ishte paraparë të zhvillohet mes Teutës së Durrësit dhe Tiranës, megjithatë, skuadra durrësake ka probleme, pasi disa basketbollistë kanë probleme shëndetësore dhe kjo ndeshje nuk do të zhvillohet. Tirana kualifikohet direkt në finale”, ka njoftuar faqja zyrtare e Ligës Unike.

Kësisoj, Tirana në finale do të takohet me fituesin nga ndeshja mes Trepçës dhe Golden Eagle Yllit. Kjo ndeshje do të zhvillohet të mërkurën, nga ora 19:00.

Ndërkaq, finalja e madhe do të zhvillohet të enjten, nga ora 20:00.

Kujtojmë se trofeun e Superkupës Mbarëkombëtare në edicionin e kaluar e kishte fituar Ylli. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Charles e familja mbretërore marrin mbi 50.000 letra pas vdekjes së Elizabeth

Story i radhës

“Lista është marrë nga sistemi TIMS”- Ish shefi i Antidrogës: Hakerat nxorën emrat e personave të dyshuar nga policia

Të fundit nga