Hoffenheim është skuadra e cila po zhgënjen shumë në këtë edicion të Bundesligës, teksa është ekipi që ka rendimentin më të ulët sa i takon rezultateve.
Në përballjen e javës së 21-të të Bundesligës gjermane, Hoffenheim rezistoi vetëm 88 minuta nga Augsburg, për t’u ndëshkuar nga Jensen, duke pësuar të katërt humbje radhazi në kampionat.
Për të gjetur suksesin e fundit të Hoffenheim duhet të kthehemi 4 muaj e katër ditë pas, teksa në 14 tetor të vitit të shkuar Hoffenheim mundi Schalke 04 me rezultati 0-3.
Ecuria negative solli dhe largimin e trajneri Andre Breitenreiter, i cili u pasua nga amerikani Pellegrino Matarazzo, por në dy ndeshjet e para ka pësuar 2 humbje me skuadrën e re.
Hoffenheim ka grumbulluar 19 pikë në 21 ndeshje, duke u renditur shumë pranë zonës së rënies, e duke rrezikuar shumë e nëse nuk bën kthesën nuk do të ishte çudi që të diskutonte qëndrimin në elitën e futbollit gjerman.