skuadra e gjasules bie nga bundesliga 662eaeab49274

Skuadra e Gjasulës bie nga Bundesliga

April 28, 2024
1 minut lexim

Darmstadt bëhet skuadra e parë që bie matematikisht nga elita e futbollit gjerman, Bundesliga.

Humbja 0-1 ndaj Heidenheim këtë të dielë, takim i javës së 31-të të Bundesliga, i kushtoi shumë skuadrës, pjesë e së cilës është edhe lojtari i kombëtares shqiptare të futbollit, Klaus Gjasula.

Ndërsa kanë mbetur edhe tre javë kampionat, Darmstadt ka 11 pikë më pak se Mainz, skuadra e vendit të 16-të, që do ketë në fund të sezonit edhe një mundësi për të mbijetuar.

Vlen të theksohet se kontrata e Gjasulës me Darmstadt-in skadon më 30 qershor dhe mbetet për t’u parë se cila do të jetë e ardhmja e mesfushorit “kuqezi” pas kësaj vere.

MARKETING

RENT A CAR

golf dhe tenis modelja ndez rrjetin me foto ne pozicione provokuese 662eab61a747b
Story i mëparshëm

Golf dhe tenis, modelja ndez rrjetin me foto në pozicione provokuese

polonia po pergatit ushtrine per nje lufte te gjate thote gjenerali kukula 662eaf2406600
Story i radhës

​Polonia po përgatit ushtrinë për një luftë të gjatë, thotë gjenerali Kukula

Të fundit nga

ShkoLartë