Viktor Osimhen pritet të transferohet në Arabinë Saudite këtë verë dhe jo në Premier Ligës, siç prisnin të gjithë. Deri më tani, oferta më e mirë e bërë nga ekipet angleze është ajo prej 70 milionë euro, e ardhur nga Arsenal.
Një shumë shumë larg 130 milionë eurove që kërkon presidenti i Napoli, Aurelio de Laurentiis. Por, orët e fundit, surpriza e madhe vjen nga skuadra arabe e Al Hilal, e gatshme të paguajë klauzolën dhe shumën që kërkojnë napoletanët.
Sipas “sportmediaset”, ekipi i Al Hilal ka ofruar 130 milionë euro për sulmuesin 24-vjeçar nigerian, duke fituar kështu konkurrencën me Premier Ligën.
Të paktën për momentin, nuk ka asnjë ekip tjeter që të bëjë një oferty të tillë financiare. Merkato në Arabi nis zyrtarisht më 17 korrik, ndërkohë që vetë lojtari pret një ofertë nga Anglia, ku dhe ka dëshirë të luajë.
Gjithsesi, në rast se nuk vjen asnjë ofertë nga Premier Liga, atëherë Napoli do të jetë i detyruar ta shesë në Arabi. Largimi i Osimhen dhe arkëtimi i një shumë të tillë do t’i jepte mundësi Napoli të sjellë sulmuesin belg Romelu Lukaku për një shumë më të ulët (30 milionë euro). Ai është gati të pranojë një ulje rroge për të luajtur për trajnerin Antonio Konte.
Burimi: botasot.info