Futbollisti shqiptar, Enis Bardhi, ka qenë shumë afet kampionatit amerikan përkatësisht skuadrës DC United.
Edhe pse gati negociatat kishin përfunduar, në momentin e fundit anëtari i Maqedonisë së Veriut, ndryshoi mendje dhe vendosi që të mos e pranojë ofertën nga SHBA-të.
Negociatat janë konfirmuar edhe nga DC United, të cilët kanë konfirmuar se kanë biseduar me një lojtar nga Spanja, por që negociatat përfunduan pa sukses.
“Bisedimet serioze me një lojtar nga Spanja përfunduan pa sukses”, njofton mes të tjera DC United.