Skriningu zhvillohet me dinamikë të plotë

min lexim

Delegecaioni i Republikës së Maqedonisë së Veriut i udhëhequr nga Zëvendës kryenegociatorja e Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, znj. Drita Abdiu –Halili, sot në Luksemburg filloi me skriningun bilateral për Kapitullin e 18 – Statistika.

Statistika është kyçe për zhvillimin e përgjithshëm të Maqedonisë së Veriut meqë kontribon drejt një planifikimi dhe monitorimi më të mirë të stabilitetit makroekonomik, përmirësimit të mjedisit biznesor, funskionimit të tregjeve të punës dhe kapitalit, kualitet më i mirë i procesit edukativo-arsimor, infrastrukturës inovacionit si dhe integrimit ekonomik në Bashkimit Evropian.

Legjislacioni evropian që ka të bëjë me statistikën është në zhvillim dhe ndryshim konstant në drejtim të paraqitjes së metodologjive, teknologjive dhe teknikave për grumbillim dhe analizë të të dhënave.

Përfaqësues nga Enti shtetëror për statistika, Ministria e punëve të brendshme, Banka popullore, Instituti për Shëndet publik si dhe institucione të tjera përgjegjëse do të prezantojnë shkallën e harmonizimit të legjilacionit vendor me atë të BE, implementimin e tij si dhe kapacitetet institucionale për të bërë transponimin dhe implementimin e legjilacionit të ri të prezantuar nga Komisioni Evropian gjatë takimeve të skriningut shpjegues në shtator të këtij viti.

Ekipi negociues i Maqedonisë së Veriut është maksimalisht i përkushtuar dhe i përgaditur për sfidat që vijojnë!

Story i mëparshëm

“Mund të bëhen diabetik”, mjekja Daka u bën thirrje prindërve: Kujdesi special që duhet të keni me fëmijët

Story i radhës

​72-vjeçarja kalon 17 vende me biçikletë, 8 mijë kilometra për një mesazh me rëndësi

Të fundit nga