Skriniar nuk largohet nga Interi

1 minut lexim

Drejtori i Përgjithshëm i Interit, Giuseppe Marotta ka folur në lidhje me të ardhmen e Milan Skriniar.

Këtë merkato Skriniar është një nga lojtarët më të kërkuar në treg.

Shumë klube kanë kërkuar shërbimet e sllovakut, por drejtuesit e Interit nuk duan shitjen e tij.

Së fundmi është drejtori i përgjithshëm i klubit që ka konfirmuar se Skriniar nuk do të largohet nga ‘Nerazzurrët’.

“Milan Skriniar nuk do të largohet, ai do të qëndrojë me ne me siguri. Pronarët kanë vendosur të mos tundohen nga oferta dhe afrimet e Paris Saint-Germain.

Mund të konfirmoj se ai është lojtari kyç për ne dhe ai do të qëndrojë”, u shpreh Moratta.

PSG është klubi që kërkon me ngulm transferimin e qendërmbrojtësit në ‘Parc des Princes’, por drejtori i Interit jua shuan shpresat.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

25 vite nga vdekja e Princeshë Diana/ Princ Harry bën deklaratën prekës: Do doja që fëmijët e mi ta kishin takuar

Story i radhës

Grubi: Vullneti i tetovarëve është vendimtar për Qeverinë, tërhiqet vendimi për objektin e vjetër të Shkollës së Mesme Medicinale

Të fundit nga