Skoci, tre të vdekur nga zjarri në një hotel

1 minut lexim

Të paktën tre persona kanë vdekur pasi një zjarr shpërtheu herët sot në një hotel në qytetin Perth të Skocisë, sipas zyrtarëve lokalë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Një zëdhënës i Shërbimit Skocez të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit konfirmoi për STV News se të paktën tre persona dhe një qen vdiqën për shkak të zjarrit në hotelin New County.

Shërbimet e urgjencës u thirrën në vendngjarje rreth orës 5:02 të mëngjesit dhe zjarri u shua, por policia i kërkoi popullatës të shmangë zonën, ndërsa disa mysafirë janë evakuuar nga hoteli, raportoi STV News.

Për momentin nuk dihet shkaku i zjarrit.





Story i mëparshëm

Greqia rikthen në punë personelin shëndetësor të pavaksinuar

Story i radhës

Suedia merr drejtimin e BE-së/ Nikolla: Presidenca suedeze, vijim i zgjerimit drejt Ballkanit Perëndimor

Të fundit nga