“Skifterët” shqiptarë pinin cigare në tarracë para se të rrëmbenin 3 mln euro nga vila e Ronaldos, ja si i zbuloi gruaja e Verratit

min lexim

Një nga ngjarjet më të bujshme të javëve të fundit ka qenë grabitja në vilën e Ronaldo “Fenomenit” në Ibiza, me personat e arrestuar të cilët më pas rezultuan se ishin shtetas shqiptarë. Banda akuzohet për dhjetëra grabitje, ndërsa kishte një listë me vila të tjera pasi kishte studiuar zonën në lokalitetin turistik dhe po përgatitej për të plaçkitur në shtëpitë e dy politikanëve si dhe të yjeve të futbollit.

Mediat spanjolle kanë zbuluar detaje nga puna e kësaj bande dhe ngjarjet e natës së 26 qershorit ku u munduan që të grabitnin në vilën e Ronaldo “Fenomenit” të cilën braziliani ia kishte lëshuar me qira Verratit dhe disa shokëve të tij për pushime. Kjo ishte goditja e 16 e kësaj bande e drejtuar nga dy vëllezër shqiptarë, që nga tetori i vitit 2021. Gjithçka është mësuar pasi në bastisjen e një prej shtëpive të anëtarëve spanjollë të bandës, është gjetur një bllok me shënime për vjedhjet e mëparshme, si dhe të tjerat që kishin në plan të bënin.

Në pamjet e siguruara nga mediat spanjolle, shihet se si personat që ishin të maskuar, hyjnë nga tarraca e banesës, ndërsa më parë pritnin të qetë aty duke pirë cigare për momentin e duhur. Ata hynë në banesë ku duke u futur nëpër dhoma, kishin marrë para dhe sende me vlerë që kapnin shumën rreth 3 milionë euro. Gjithçka ndërsa Verrati dhe miqtë e tij, gjendeshin në oborr duke bërë një barbekju.

Xhesika Aidi, gruaja e Verratit, ishte ajo e cila zbuloi gjithçka kur dëgjoi kërcitjen e dërrasave brenda në shtëpi në katin e parë. Ajo më pas pa një prej tyre teksa largohej me vrap dhe njoftoi rojet e sigurisë. Në banesë në ato momente kishte 3 të tillë, 2 me qen që ruanin perimetrin dhe një që duhej të kontrollonte kamerat e sigurisë.

Image

Foto

Policia u njoftua vu në ndjekje të tyre dhe ia doli më pas të ndalonte hajdutët, duke rikuperuar edhe bizhuteritë që ata kishin rrëmbyer. Bashkë me shumë prej këtyre gjërave ishin e dhe faturat e blerjeve, si një Rolex në Monako që kishte vlerën 62 mijë euro, apo një tjetër xhevahir me vlerë 17600 euro. Një tjetër orë dorë që u rikuperua, e artë me diamante, vlerësohet rreth 400 mijë euro.

Hajdutët i kishin fshehur këto gjëra në pjesë të ndryshme të makinës së tyre, të cilën e kishin marrë me qera pikërisht pasi kishte hapësira për të fshehur gjërat si për shembull në kutinë e Airbag.

Policia bëri të ditur se banda në fjalë kalonte verën në zonën e Ibica, duke vjedhur në vilat e personave të pasur apo të fmashëm, përfshirë edhe lojtarë të Real Madrid e Barcelona, ndërsa në dimër shkonte në Austri apo Greqi për të vjedhur vila atje. Sipas burimeve policore, grupi në fakt ishte në monitorim pasi lidhej me vjedhje në zonën e Malaga që në vitet 2014-2015. Asokohe, ishte bërë një vjedhje ku kishin vënë në gjumë me gaz banorët e vilës.

Sipas përgjimeve telefonike, ishte mësuar se po planifikonin që këtë verë të vinin në Spanjë dhe të “shkrinin ishullin e Ibizës” duke vjedhur këdo që t’i dilte para mes personave të famshëm, edhe pse më parë kishin studiuar me detaje të gjithë objektivat e tyre.

Ndërkohë, mendohet se janë të lidhur me grupe të tjera shqiptare që veprojnë në zonën e Barcelonës apo në qytete të tjera. ”Në këto momente është një grup që po godet fuqishëm në Navarra dhe në Euskadi”, shpjeguar burimet policore.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

A çoheni në këmbë kur vjen Rama? Braçe tregon pse e rrëzoi karrigen ditën e fundit si zv/kryeministër

Story i radhës

Katër shtetet evropiane që i kanë në fuqi rregullat anti-Covid në kufi

Të fundit nga