Skerdi dhe Teuta Selimi janë bërë bashkë sërish për një këngë të re.
“U harrua” titullohet bashkëpunimi i tyre i dytë, i cili vjen i kompletuar edhe me klip.
Ata vijnë me një paraqitje të mahnitshme, në videoklipin e xhiruar në bregdet me elemente vere.
Teksti dhe muzika janë bërë nga vet artisti me ‘beat’ nga Aspekt.
Miksimi dhe masterizimi i këngës ndërkaq u realizua nga Alandy.
Për videon duhet theksuar se u përkujdes Play Play Video.
Të njëjtit kanë bashkë edhe një këngë të lansuar një vit më parë “M’ke rrejt”. Ky duet i tyre ka marrë miliona klikime në platformën YouTube.