Skerdi dhe Teuta Selimit do t’i sjellin publikut edhe bashkëpunimin e dytë mes tyre.
Kështu njoftuan ata me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.
Këngëtarët kanë bërë të ditur se “U harrua” është titulli i këngës së tyre më të re.
Ajo do të publikohet nesër duke filluar nga ora 18:00.