Skënderbeu u kthehet fitoreve

1 minut lexim

Skënderbeu ka marrë një fitore (1:0) të rëndësishme në një transfertë të vështirë siç është ajo ndaj Bylisit i cili në fushën e vet zakonisht është një ekip shumë i vështirë për t’u mposhtur.

Në fakt kështu ka qenë edhe sot, me të dy skuadrat të cilët kërkuan me ngulm golin sidomos në pjesën e parë të takimit, teksa në të dytën ritmi ra për shkak të faulleve të shumta dhe zëvendësimeve të shpeshta.

Por Rashica gjeti momentin e duhur për të goditur me një gjuajtje mjeshtërore pak minuta para fundit dhe pavarësisht tentativave të ballshiotëve të cilët gjuajtën edhe traversën, ai do të mbetej goli i vetëm i kësaj sfide.

Kësisoj, Skënderbeu merr tre pikë që e bashkojnë me grupin e skuadrave më lart, ndonëse mbetet në vendin e 8. Ndërsa Bylisi merr humbjen e pestë radhazi dhe zhytet edhe më shumë në fundin e klasifikimit.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Kylie dhe Kendall Jenner shkëlqejnë në ‘Academy Museum Gala’ 2024

Story i radhës

Risteski: Kompanitë po ushtrojnë presion ndaj punëtorëve

Të fundit nga