Skënderbeu, Tirana e Partizani bëjnë detyrën

Janë luajtur sot takimet e javës së 14-të dhe të fundit të sezonit të rregullt në volejboll për femra, duke i lënë vendin fazës play off.

Skënderbeu e mbyll në krye të renditjes, pas fitores 3-0 (25-12, 25-19, 25-22) arritur sot ndaj Lushnjës, ndeshje e luajtur në Krutje. Po 3-0 fiton edhe Tirana, që mposhti në “Fahrie Hoti” rivalet e Vllaznisë (25-18, 25-16, 25-12).

Partizani kampion mundi 3-0 Barleti Volley (25-21, 25-20, 25-15), duke u ngjitur në vendin e katërt të renditjes. Fitore për statistikë korri sot Apolonia, që në fushën e saj mundi 3-0 (25-21, 25-21, 25-14) Flamurtarin e vendit të fundit.

Superliga-Femra, java e 14-të

Apolonia – Flamurtari, 3-0

Lushnja – Skënderbeu, 0-3

Tirana – Vllaznia, 3-0

Partizani – Barleti Volley, 3-0

Renditja: Skënderbeu 39 pikë, Tirana 33 pikë, Barleti Volley 27 pikë, Partizani 25 pikë, Vllaznia 23 pikë, Lushnja 12 pikë, Apolonia 9 pikë, Flamurtari 0 pikë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

U konfirmua gripi i pulave, Ministria e Bujqësisë urdhëron kryerjen e kontrollit veterinar në të gjitha fermat

Story i radhës

Këtë shenjë të horoskopit e pret dashuri e pabesueshme më 2022

Të fundit nga