Skenderbeu ka mposhtur Lubotenin, të enjten mbrëma, në një përballje interesante në Ferizaj, në kuadër të xhiros së 19 në Superligën A, meshkujt.
Ekipi nga Kraishta triumfoi me rezultat 0-3 (18-25, 23-25, 21-25), në një paraqitje bindëse.
Me këtë fitore, Skënderbeu grumbullon 33 pikë dhe zë pozitën e tretë në renditjen tabelare, me katër pikë më pak se vendi i dytë, Ferizaj.
Në anën tjetër, Luboteni grumbullon 10 pikë nga 19 ndeshje të luajtura dhe zë pozitën e fundit.