skenderbeu me mungesa 69662ed6233c0

Skënderbeu me mungesa

January 13, 2026
min lexim

Skënderbeu u përpoq të rivalizonte Tiranën në Kupën e Shqipërisë me të gjitha mënyrat, por mungesa e disa titullarëve që nuk janë rikthyer ende pas festave të fundvitit u reflektua qartë në lojën e korçarëve.

Këto boshllëqe u ndjenë dukshëm gjatë përballjes së Kupës dhe vijojnë të mbeten një shqetësim serioz edhe në prag të rikthimit të kampionatit.

Mangësitë në organikë po e shoqërojnë Skënderbeun edhe në përgatitjet për ndeshjen e javës së 18-të të Kategorisë së Parë, ku skuadra e Ernest Gjokës pret Luftëtarin në Korçë. Përgatitjet për turin e tretë të Kupës, korçarët i zhvilluan në rezidencën e klubit në Durrës, përpara përballjes me bardheblutë. Pas kthimit nga kryeqyteti, ku u eliminuan nga Tirana pas 120 minutash lojë, Skënderbeu ka rifilluar stërvitjet në Korçë. Skuadra, nën drejtimin e stafit teknik, zhvilloi seancën stërvitore gjatë paradites së djeshme.

Pavarësisht temperaturave disa gradë nën zero, kjo nuk i pengoi futbollistët të zhvillonin një proces stërvitor të plotë dhe me intensitet. Megjithatë, situata mbetet shqetësuese sa i përket katër futbollistëve të huaj, Luka Vasquez,

Randi Dumfur, Baba Musa dhe Saleh Nasr. Asnjëri prej tyre nuk është bashkuar ende me ekipin, ndërsa sipas komunikimeve me drejtuesit e klubit, nuk ka një datë të saktë për mbërritjen e tyre.

Gjithçka varet nga procedurat burokratike dhe pajisja me viza nga ambasadat përkatëse. Bëhet fjalë për lojtarë titullarë, mungesa e të cilëve ndikon drejtpërdrejt në forcën dhe ekuilibrin e skuadrës.

Gjasat janë që Skënderbeu të mos jetë i plotë as në përballjen e fundjavës ndaj Luftëtarit.

Pavarësisht këtyre problemeve, 17 javët e para të kampionatit janë mbyllur me dominimin e Skënderbeut, që kryeson renditjen me 40 pikë, 7 më shumë se Laçi i vendit të dytë dhe 8 pikë më shumë se Pogradeci i vendit të tretë, duke konfirmuar ambiciet për rikthim të shpejtë në elitë.

Skënderbeu e ka nisur me qetësi merkaton e janarit, për sa kohë nuk flitet për largime nga Korça.

Gjithsesi, në vijim pritet të ketë edhe zhvillime, ku daljet do të jenë me formulën e huazimit. Prurjet parashikohen te vijnë nga tregu i huaj dhe behet fjalë për lojtarë me moshë të re dhe të perspektivës, të cilët mund të shiten më vonë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

perfaqesues te ambasades amerikane zbarkojne ne kuvend takim me kreret e grupeve te ps e pd 69662e8751671
Lajmi i mëparshëm

Përfaqësues të ambasadës amerikane zbarkojnë në Kuvend, takim me krerët e grupeve të PS e PD

permbytjet nga erzeni mu shkaterrua jeta flasin banoret e katundit te ri kane ardhur ekipet per verifikime jo per ndihma 69662f8462c0a
Lajmi i radhës

Përmbytjet nga Erzeni/ “M’u shkatërrua jeta”, flasin banorët e Katundit të Ri: Kanë ardhur ekipet për verifikime, jo për ndihma

Të fundit nga

Putini shpall armëpushim të përkohshëm me Ukrainën

Presidenti rus, Vladimir Putin ka njoftuar një armëpushim të përkohshëm me Ukrainë, sipas një deklarate zyrtare të Kremlinit. Ky vendim vjen pak pas festës Pashkëve. Sipas njoftimit, armëpushimi do të hyjë në fuqi në datën 11 prill
ShkoLartë