Janë luajtur sot tri nga katër takimet e javës së 9-të të Superligës në volejboll për femra (është shtyrë Partizani-Korabi).
Një javë pa surpriza, ku të gjitha ekipet pretendente kanë fituar, ndërkohë që Partizani ruan kreun edhe pse nuk ka luajtur.
Skënderbeu kampion mundi në fushën e tij 3-0 Vllazninë, ndeshje e dominuar nga vajzat korçare (25-16, 25-14, 25-14).
Diferencat në fushë mes dy skuadrave ishin të mëdha, ndaj fitorja e Skënderbeut ishte e merituar, duke konsolidfuar vendin e tretë
Po 3-0 fiton edhe Tirana, që në “Fahrie Hoti” mundi 3-0 Lushnjën (25-19, 15-16, 25-18).
Ndeshje e komanduar nga bardheblutë, që qëndrojnë në vendin e dytë.
Fitore me rëndësi korri Barleti Volley, që mundi 3-0 Teutën (25-14, 25-13, 25-12), duke u ngjitur në vendin e katërt dhe parakalon Vllazninë.
Superliga-Femra, java e 9-të
Skënderbeu – Vllaznia, 3-0
Barleti Volley – Teuta, 3-0
Partizani – Korabi, e shtyrë
Tirana – Lushnja, 3-0
Renditja: Partizani 24 pikë, Skënderbeu 22 pikë, Tirana 20 pikë, Barleti Volley 14 pikë, Vllaznia 12 pikë, Lushnja 9 pikë, Teuta 3 pikë, Korabi 1 pikë.