Skënderbeu e Partizani ndajnë kreun

October 30, 2022
1 minut lexim

Janë luajtur ndeshjet e javës së 5-të të Superligës në volejboll për femra. Partizani e Skënderbeu vijojnë të ndajnë kreun me nga 5 fitore në po kaq ndeshje të luajtura, duke triumfuar edhe në takimet e luajtura.

Partizani mposhti 3-0 Lushnjën (25-14, 25-12, 25-11) në “Asllan Rusi”, në një ndeshje pa shumë histori. Nga ekipi myzeqar pritej disi më shumë, por në fushë diktoi skuadra e kuqe, që e ktheu ndeshjen në një stërvitore.

Po kaq e lehtë edhe fitorja e Skënderbeut kampion, që në fushën e tij triumfoi 3-0 ndaj Barleti Volley. Mikeshat nga kryeqyteti u përpoqën të rivalizojnë disi, por pa forcën e duhur, pasi epërsia e korçareve ishte e ndjeshme, duke e merituar fitoren (25-17, 25-22, 25-12).

Një fitore “flash” korri edhe Tirana, që në “Fahrie Hoti” mposhti 3-0 Teutën e vendit të fundit (25-16, 25-13, 25-11), duke konsolidurra vendin e tretë. Vijon të ngjitë shkallët në renditje skuadra e Vllaznisë, që në Shkodër mposhti me lehtësi 3-0 (25-19, 25-15, 25-16) Korabin e vendit të fundit, pa asnjë fitore ashtu si durrsaket.

Superliga-Femra, java e 5-të

Vllaznia – Korabi, 3-0

Partizani – Lushnja, 3-0

Tirana – Teuta, 3-0

Skënderbeu – Barleti Volley 3-0

Renditja: Skënderbeu 15 pikë, Partizani 15 pikë, Tirana 12 pikë, Barleti Volley 8 pikë, Vllaznia 6 pikë, Lushnja 4 pikë, Teuta 0 pikë, Korabi 0 pikë.

Kategoria e Parë-Femra, java e 4-t

Flamurtari – Pogradeci, 0-3

Elbasani – Mirdita, 3-0

Renditja: Pogradeci 12 pikë, Elbasani 7 pikë, Flamurtari 5 pikë, Mirdita 0 pikë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

U hap klubi kulturor maqedonas “Nikolla Vapcarov” në Bllagoevgrad të Bullgarisë

Story i radhës

Nëse vuani nga këto sëmundje, konsumoni brokoli

Të fundit nga

ShkoLartë