Skenderaj ka mposhtur Feronikelin, në ndeshjen e xhiros së gjashtë të Superligës A, femrat.
Vashat e trajnerit Ylli Kadriu treguan paraqitje dominuese kundër një ‘Nikli’ që po luan kryesisht me ekip të përbërë nga lojtare të reja.
Nikoqiret triumfuan me rezultat 3-0 në sete, derisa dallimi në kualitet evidentohet edhe nga rezultatet në sete; 25-5, 25-13, 25-5.
Pas kësaj fitoreje, Skenderaj grumbullon 15 pikë, aq sa ka edhe Drita në krye të tabelës, por “Intelektualet” kanë një ndeshje më pak të luajtur.
Në anën tjetër, Feronikeli mbetet në kuotën e zero pikëve.