Skenderaj ka mposhtur Fer Volleyn me rezultat 3-1 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tetë në Superligën A, femrat, të shtunën mbrëma.
Vashat e trajnerit Ylli Kadriu në fakt e nisën keq takimin, me Fer Volleyn që arriti ta fitojë setin e parë me rezultat 22-25.
Mirëpo, në vazhdim, Skenderaj u rikthye duke fituar dy setet pasuese me rezultat identik, 25-22, para se të siguronte pikët e plota me triumfin 25-19 në setin e katërt.
Pas kësaj fitoreje, Skenderaj grumbullon 21 pikë dhe barazohet me lideren Drita, e cila ende nuk ka zhvilluar ndeshjen e kësaj xhiroje.
Në anën tjetër, Fer Volley mbetet në kuotën e 18 pikëve.