“Skenari i ngjashëm si i Rusisë në Ukrainë”/ Bytyçi: Molla e Kuqe do të duket afër për shqiptarët – Çfarë po parashikon?

December 19, 2024
min lexim

Këto kohë është shtuar presioni i ndërkombëtarëve që Kosova ta formojë me çdo kusht Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Ky presion vjen si shumë herë tjera në këto vitet e fundit nga aleatët strategjikë të Kosovës, SHBA-të dhe Bashkimi Europian. Duket një tentativë e qëllimshme kjo.

Kështu shprehet profesori dhe analisti politik Enver Bytyçi, i cili shton se, ky presion po vjen pas presionit për hapjen e Urës së Ibrit.

“Në rastin e Urës kemi thënë se qëllimi i aleatëve tanë strategjikë është të tregojnë me gisht kufirin midis Serbisë dhe Kosovës, sepse as idioti më i madh nuk e pranon se mund të përbëjë rrezik hapja dhe komunikimi përmes urave. Ata që prishën mure në fund të viteve 1990 dhe ndërtuan urat midis kombeve europiane, sot janë shndërruar në të kundërtën: Po mbyllin ra dhe ndërtojnë mure midis Serbisë dhe Kosovës. Realitet i hidhur ky, por kjo është e vërteta”, thotë Brytyçi.

Sipas tij, pasiqë Albin Kurti u tërhoq prej vendimit për hapjen e urës, po i bëjnë presion që të krijojë asociacionin.

“Madje thanë se projektin do ta bëjnë në Bruksel europianët dhe Kosova thjesht duhet ta zbatojë atë. Glauk Konufca u përgjigj qartë dhe prerë. Bashkimi Europian nuk mund ta formulojë draftin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë. Kjo është e duhet të jetë përgjegjësi dhe eskluzivitet i qeverisë së Kosovës. Ndërkaq qeveria e Kosovës nuk ka lëvizur dhe nuk ka ndërmend të hartojë ndonjë statut për këtë asociacion. Dhe për mendimin tim nuk duhet ta bëjë. Nëse e harton një projekt BE, atëherë ai projekt duhet të firmoset nga përfaqësuesi i një institucioni kushtetues, në kërë rast nga presidentja, kryeministri, kryetari i parlamentit ose të tre së bashku. Ndryshe Brukseli nuk ka tagër ta dërgojë në kushtetuesen e Kosovës. Nëse njëri ose të tre këta e firmosin një projekt statut të hartuar në Bruksel, këta bëjnë tradhti ndaj atdheut. Prandaj dhe bëhet presion ndaj institucioneve kosovare”, potencon ai.

Por profesori shtons e, presioni mbetet presion dhe nuk është fundi i botës.

“Nëse edhe aleatët më të ngushtë bëjnë presion për një akti anti-kombëtar e anti-shtetëror në Kosovës, nuk është hata e madhe t’u thuhet JO e madhe. Krijimi i Asociacionit, qoftë dhe me kushtet e një organizate jo qeveritare, është po aq i rrezikshëm, sa përpjekjet e Hashim Thaçit e Edi Ramës për ta ndarë territorin e Kosovës. Automatikisht do të thotë ndarje e Kosovës. Pse do të ndodh ndarja pas asosacionit, çfarëdo qoftë ai?”, thotë Bytyçi.

“Së pari, sepse serbët do të kenë një elitë legjitime, përmes së cilës do të shpallnin fillimisht autonomi e më pas shkëputjen. Do ta shfrytëzojnë asociacionin për këtë qëllim, pavarësisht parashkruhet ose jo në statut. Do të thonë se “Kosova nuk njihet si shtet nga ana e shtetit të tyre amë dhe për pasojë ata kanë të drejtë të vendosin vetë, nëse duan të qëndrojnë pjesë e sovranitetit të Kosovës ose jo. Do të nisë lëvizja e Doneszkut në Ukrainë. Skenari është i njëjtë. Sapo rusët në lindje të Ukrainës morën autonomi lokale, shpallën pavarësinë e tyre nga Ukraina. I njëjti skenar do të zbatohet edhe në veri të Kosovës”.

“Së dyti, Serbia do t’i mbështetë serbët e veriut të Kosovës që të shkëputen nga sovraniteti shtetëror i Kosovës me arsyetimin se këtë ua kërkon kushtetuta serbe. Në kushtetuën serbe Kosova shihet e njihet si pjesë e Serbisë dhe mbi këtë bazë, Beogradi do të këmbngulë që së paku pjesa veriore më e pasur e Kosovës t’i jepet Serbisë. Kjo bën që perendimorët të thonë, “Epo, meqë nuk duam tashmë konflikt të ri në Ballkan, le ta marrë Serbia veriun e Kosovës”! Pastaj do të thonë që tokat bujqësore që nuk mjaftojnë për ta mbajtur atë popullsi, të bashkohen me Shqipërinë e rraskapitur nga migrimi dhe varfëria ekstreme e qëllimshme”, thotë profesori.

“Së treti, Serbia dhe Kosova kanë nënshkruar një marrëveshje të njohjes de facto të territorit. Vuçiq jo rastësisht e kushtëzon zbatimin e asaj marrëveshjeje me formimin e asociacionit. Jo rastësisht nuk e firmos dhe ratifikon atë. Qëllimi është krejt i qartë, që pasi të krijohet asociacioni të mos ketë pengesa në marrëveshjet e ndërmjetësuara me Kosovësn për aneksimin e veriut të Kosovës përmes asosacionit”, thekson ai.

Bytyçi tutje shprehet se, kush ka sy e veshë, ku ka dy pare mend në kokë e kupton qartë tashmë se të gjitha përpjekjet e aleatëve tanë perëndimorë duan që pasuritë e Kosovës t’ia japin Serbisë.

“Prandaj liderët kryesorë të Kosovës, të tre së bashku, duhet të shprehen qartë dhe të çojnë mesazhe në Uashington e në Bruksel, se nuk do të pranojnë asnjë lloj asociacioni pa e njohur Serbia Kosovën edhe juridikisht dhe pa pranimin e saj në OKB. Nëse përçahen këta tre liderë, gjithçka merr fund. Krijimi i një asociacioni është gjithashtu zhbërje e shtetit të Kosovës. Prandaj asnjë kompromis nuk duhet pranuar. Nëse ndërkombëtarët aleatë këmbëngulin edhe më tej, atëherë duhet që qeveria e Kosovës ta hapë urën e Ibrit si kundërpërgjigje”, thekson ai, teksa shton se, e di se do të reagojë KFOR-i.

“Por KFOR-i nuk mund të marrë përgjegjësitë kushtetuese të qeverisë së Kosovës. KFOR-it i duhet kërkuar asnjanësi. Disa do të thonë se asnjanësia e KFOR-it i jep shans Serbisë të intervenojë. Inshallah ia merr mendtë Zoti dhe e bën këtë. Molla e Kuqe do të duket afër për shqiptarët. Ky është skenari më i dukshëm. Por mundet edhe të ketë ndonjë skenar tjetër, që përmes asociacionit të nxitet lufta dhe konflikti midis shqiptarëve dhe serbëve. Pra që Europa të përfshihet në luftën e ardhshme”, përfundon profesori Enver Bytyçi.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Noka kapet fizikisht me Shehajn/ Malësia: Ishin të çuditshme dhe akuzat e shkëmbyera. I thanë ‘i shitur tek qeveria’

Story i radhës

Mickoski: Fakti që Grubi ka ikur, vërteton se ai është fajtor

Të fundit nga

Flick me fjalë të mëdha për Pedrin

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick nuk kurseu fjalët e mira për yllin e tij, Pedrin. Ndonëse humbën në derbi ndaj Atletico Madridit, Pedri kishte shënuar gol dhe Flick lavdëroi spanjollin për paraqitjen
ShkoLartë