Skena të papara, tifozi i hipën makinës dhe hyn në fushë për ta shtypur arbitrin

min lexim

“Tani do të vij atje dhe do ta tregoj mirë”. Një frazë grindjeje e shpeshtë, e cila për fat të keq ndonjëherë dëgjohet edhe në periferi të ngjarjeve sportive. Sidoqoftë, ajo që ndodhi në Afrikën e Jugut me të vërtetë nuk ishte parë kurrë më parë në fushat e futbollit.

Një ndeshje e vlefshme për divizionin e tretë të futbollit të Afrikës së Jugut ishte në zhvillim e sipër dhe loja filloi të nxehej, brenda e jashtë fushës. Disa ndërhyrje paksa të vrazhda dhe vendime të kontestuara të arbitrit e bënë atmosferën të pakwnshme.

Në tribuna ishte veçanërisht një tifoz më i zjarrtë se të tjerët, i cili me kalimin e minutave jepte gjithnjë e më shumë sinjale shpërthimi, duke i bërtitur për gjithçka arbitrit, sipas tij fajtor për disavantazhin e ekipit të zemrës. Në kulmin e zemërimit, tifozi filloi të kërcënonte arbitrin deri në fjalinë e mësipërme: “Tani do të vij atje dhe do ta tregoj mirë”. Kjo nënkuptonte zbarkimin e tij në fushë për t’i zgjidhur personalisht llogaritë.

Çështja është se tifozi nuk kishte ndërmend të kufizohej vetëm në kontestime dhe ofendime të gjyqtarit, por më shumë se kaq: ta përplaste me makinën e tij të fuqishme. Njerëzit e tjerë pranë tij menduan se po bënte shaka, por gjërat ndryshuan shpejt kur tifozi me të vërtetë nxitoi drejt makinës së tij, e ndezi atë dhe hyri në fushë me shpejtësi të plotë.

Fatmirësisht, arbitri ka mundur ta shmangë goditjen, por edhe disa lojtarë të skuadrës kundërshtare, të cilët u shpërndanë rreth e qark fushës, ndërsa drejtuesi i makinës vazhdoi të rrotullohej furishëm nëpër tapetin e blertë. Më pas, sipas raporteve të shtypit lokal, tifozi agresor u arrestua.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Don Xhoni flet rreth këngës “Katile”: Pa inate, është hiti i verës

Story i radhës

​Ukraina premton anije të tjera me grurë

Të fundit nga