Skena ‘apokaliptike’ në Greqi ndërsa zjarret shpërthejnë nëpër ishuj dhe ‘e bëjnë qiellin të zi nga tymi’

July 2, 2024
min lexim

Disa turistë janë bllokuar në varka, ndërsa të tjerët janë vakuuar nga hotelet e tyre pasi zjarret shpërthyen ishujt grekë dhe ‘e bënë qiellin të zi nga tymi’.

Kështu shkruajnë mediat e huaja, sipas të cilave, destinacionet e njohura turistike të Kios dhe Kos janë shndërruar në një ‘shkretërirë’ pasi një thatësirë e zgjatur pasoi me erëra të forta që nxisin flakët.

Siç bëhët e ditur më tej, dy zjarrfikës që po luftojnë me flakët në ishujt lindorë të Egjeut janë lënduar, ndërsa kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis paralajmëroi sot pushuesit se flakët e mëtejshme këtë verë mund të jenë ‘veçanërisht të rrezikshme’.

Një sasi e madhe e tymit të zi ka mbushur qiellin në atë që një britanik i përshkroi si skena ‘apokaliptike’ me turistët që marrin alarme emergjente në telefonat e tyre për t’u zhvendosur.

Helikopterët dhe aeroplanët kanë fluturuar ‘vazhdimisht’ lart duke hedhur ujë për të luftuar zjarret e furishme, ndërsa zjarrfikësit udhëtojnë me varka nga ishulli i afërt i Lesbos dhe Athina për të shuar flakët.

Shërbimet e urgjencës lëshuan urdhra evakuimi për ata në zonën Metohi në Kios perëndimore mëngjesin e sotëm, duke i nxitur ata të drejtohen në një plazh aty pranë.

“Kemi pasur një qershor jashtëzakonisht të vështirë për sa i përket kushteve të motit, me nivele të larta thatësire dhe erëra jashtëzakonisht të forta për këtë sezon”, tha të hënën kryeministri Kyriakos Mitsotakis gjatë një takimi të kabinetit.

Vera e këtij viti, theksoi ai, ‘parashikohet të jetë veçanërisht e rrezikshme’ me zjarre.

Mitsotakis shtoi se përdorimi i dronëve si pjesë e një sistemi të paralajmërimit të hershëm për zjarret kishte qenë veçanërisht i dobishëm këtë vit dhe vlerësoi një koordinim më të mirë midis autoriteteve dhe zjarrfikësve vullnetarë për kufizimin e shkallës së dëmtimit të zjarrit deri më tani.

“Ne po hyjmë në pjesën e ashpër të periudhës kundër zjarrit dhe kjo sigurisht nuk do të fitohet pa ndihmën e publikut gjithashtu, veçanërisht në fushën e parandalimit”, ka thënë ndër tjerash Mitsotakis.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Mbante armë të ftohta, dorashka e kapuça në makinë, arrestohet italiani në Portin e Sarandës

Story i radhës

Bie çatia mbi vetura në lagjen “Pejton”

Të fundit nga

ShkoLartë